Objektiv titulli kampion

Futboll

Objektiv titulli kampion

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 18:50
Tifozët

Vllaznia bëhet gati t’i japë dorë përgatitjeve të fundit përpara nisjes së edicionit të ri të Superiores.

Shkodranët janë grumbulluar në qendrën stërvitore aty ku vijojnë seancat me programet përkatëse ditore.

Sfida e parë e sezonit do të jetë në transfertë ku përballen me Partizanin më 18 gusht në ‘Arenën e Demave’.

Ndeshjen e parë në shtëpi do ta kenë ndaj Tiranës, në Klasiken e Shqipërisë, më 24 gusht. Objektivi mbetet i njëjti, titulli kampion, teksa Final Four do të mbetet në fuqi edhe për këtë sezon.

Rruga është e gjatë dhe ndihma e tifozërisë është jetike. Klubi kuqeblu me një njoftim në faqen zyrtare komunikon të gjithë mbështetësit se ka nxjerrë në shitje abonetë sezonale. Këto abone do të jenë të vlefshme për të gjitha ndeshjet që Vllaznia do të luajë si pritëse, pra në ‘Loro Boriçi’, si në Superiore ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat