Bavarezët refuzojnë ofertën e “Djajve të Kuq”

Futboll

Bavarezët refuzojnë ofertën e “Djajve të Kuq”

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 18:52
Bayerni

Manchester United pas dyshes së Bayern Munich, Matthijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui. “Djajtë e Kuq”, kanë lëvizur edhe zyrtarisht për lojtarët në fjalë duke i dërguar një ofertë klubit gjermanë.

Megjithatë, sipas asaj që raporton shtypi britanik, oferta në fjalë është refuzuar nga bavarezët të cilët pretendojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e mundshme e De Ligt dhe Mazraoui.

Kujtojmë se pas dëmtimit të Leny Yoro që sapo u transferua te United, anglezët janë të detyruar të kërkojnë sërish alternative për në qendër të mbrojtjes dhe De Ligt i përmbush parametrat.

Si De Ligt ashtu edhe Mazraoui janë dy lojtarë që Ten Hag i njeh mirë pasi ka bashkëpunuar me ta te Ajax dhe ka dhënë menjëherë aprovimin për transferimin e tyre.

Kujtojmë se Ten Hag ka sjellë në Manchester edhe të tjerë ish-lojtarë të tij te Ajax si Lisandro Martinez, Onana apo Antony.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat