Arsenali kërkon ofertë më të majme nga Marseille për Nketiah

Futboll

Arsenali kërkon ofertë më të majme nga Marseille për Nketiah

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 19:04
Nketiah

Arsenali raportohet se i ka  kërkuar Olympique Marseille që të jetë skuadër me serioz nëse duan transferimin e Eddie Nketiah.

Sulmuesi ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën franceze, dhe është i etur për lëvizje për tu bërë pjesë e futbollit francez.

Por sipas medieve britanike, ‘Gunners’ po këmbëngulin se lojtari nuk do të largohet me çmim të lirë.

Gazetari i ‘Sky Sports’ Darmesh Sheth raporton se oferta e parë e Marseille për Nketiah ishte qesharake për Arsenalin.

“Ne e dimë se Marseille është e interesuar. Oferta e tyre fillestare disa javë më parë ishte qesharake për Arsenali. Ajo ofertë kishte një hendek të madh në vlerësimin e Arsenalit”, ka thënë Sheth.

Ai ka shtuar se ‘Topçinjtë’ presin një ofertë më të majme nga Marseille për Nketiah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat