Moyes: Ky është problemi më i madh që ka Ten Hag tek United

Futboll

Moyes: Ky është problemi më i madh që ka Ten Hag tek United

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 19:14
Ten Hag

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes, ka përshkruar problemin më të madh të trajnerit aktual Erik ten Hag në Old Trafford.

Moyes, i cili nuk mundi të qëndronte më shumë se 9 muaj në drejtim të Djajve të Kuq pasi zëvendësoi Sir Alex Ferguson në 2013, i dha disa këshilla holandezit.

Ai beson se kushërinjtë e Manchester Cityt dhe trajneri i tyre Pep Guardiola janë problemet më të mëdha të Ten Hag.

“Në përgjithësi, problemi më i madh i United nuk është trajneri apo lojtarët e tyre, është Manchester City dhe Pep Guardiola”, tha Moyes në Up Front me podcastin e Simon Jordan.

“Erik ten Hag po e lufton këtë për momentin, por ai ka bërë mirë duke pasur parasysh presionin e madh mbi të.

“Ndonjëherë problemet me trajnerin janë gjëra të lehta për lojtarët që t’i përdorin si justifikime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat