Roma zyrtarizon firmën me sulmuesin më të mirë nga La Liga

Futboll

Roma zyrtarizon firmën me sulmuesin më të mirë nga La Liga

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 19:32
Pamje nga zyrtarizimi

Klubi i Romës i ka dhënë sot fund pritjes dhe ka zyrtarizuar Artem Dovbik si sulmuesin e ri të skuadrës verdhekuqe. Futbollisti i cili transferohet nga Zhirona, ka mbërritur në Itali me petkun e golashënuesit më të mirë të edicionit të kaluar në La Liga.

“Artem ishte golashënuesi i La Liga në sezonin 2023-2024 me 24 gola të shënuar në 36 ndeshje, duke dhënë gjithashtu edhe 8 asiste. Numra mbresëlënës, që kontribuan në kualifikimin e parë historik në Ligën e Kampioneve të skuadrës katalanase, e kualifikuar në vendin e tretë në kampionatin spanjoll.

Dovbik është futbollisti i parë ukrainas në historinë romaniste. Për herë të parë, klubi blen një golashënues të një lige europiane në sezonin paraardhës.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, as me emra si Balbo, Batistuta, Xheko, Montela, Pruco, Fëler apo Vuçiniç”, shkruhej në njoftimin e Romës për firmën me sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat