Chelsea ka informuar Conor Gallagher se ai nuk është më pjesë e grupit të ekipit të parë. Blutë kanë pranuar një ofertë prej 33 milionë sterlinash nga Atletico Madrid për mesfushorin, por ai do të largohet vetëm me kushtet e tij. Gallagher, të cilit i skadon kontrata në vitin 2025, ka refuzuar dy oferta të fundit nga Chelsea për një rinovim dy-vjeçar, duke mos pranuar kohëzgjatjen e marrëveshjes.
Tani, talkSPORT kupton që Blutë i kanë thënë 24-vjeçarit se nuk do të stërvitet me ekipin e parë kur të kthehen nga turneu i tyre në Shtetet e Bashkuara. Ata do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme me Gallagher të Premten teksa kërkojnë të zgjidhin të ardhmen e tij, me ofertën e tyre të fundit për kontratën ende në tryezë.
Futbollisti anglez u pa në Cobham të premten dhe ende nuk i ka thene “po” Atletico Madridit, i cili kërkon një përgjigje nga Gallagher deri ne fund te javes.
Gallagher filloi 37 ndeshje si titullar në Premier League për Blutë sezonin e kaluar dhe beson se ai meriton një marrëveshje afatgjatë, në dritën e kontratave të fundit tetë-vjeçare për lojtarë të tillë si Moises Caicedo.
Mesfushori ka qenë në Chelsea që në moshën tetë vjeçare dhe u zëvendësua si kapiten në mungesë të Reece James sezonin e kaluar. Megjithatë, kuptohet që Chelsea nuk pret që Gallagher të jetë një titullar i rregullt i ekipit të parë në sezonet e ardhshme nën menaxherin e ri Enzo Maresca, me stilin e tij të futbollit të bazuar në zotërimin e topit.