Kampioni i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, ashtu si i ka hije e ka nisur edicionin e ri, duke i shkaktuar humbje me rezultat 5:0 Istrës nga Pula.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, startoi nga minuta e parë dhe e hapi serinë e golave në minutën e 13-të.
Golat tjerë i realizuan Theophile-Catherine (19'), Kulenoviq (28'e 49') dhe Pierre-Gabriel (79').
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 68-të. Dinamo e nisi me fitoren të thellë kampionatin kroat.
Istra nuk i rezistoi vendasve në Maksmir.