Agim Ademi: Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi 

Futboll

Agim Ademi: Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi 

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2024 Në ora: 11:46
Pamje nga kampi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka bërë hapjen e kampit tradicional, për referët e futbollit të Kosovës. 

“Kisha kënaqësinë që sot të bëjë hapjen e kampit tradicional para fillimit të edicionit të ri futbollistik, për referët e futbollit të Kosovës, me pjesëmarrjen e instruktorëve të huaj.

Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në Kosovë emrat e shquar të drejtësisë në futbollin botëror: Alan Snoddy - instruktor teknik i FIFA-së; Simon Breivik - instruktor i fitnesit i FIFA-së dhe trajner i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze; dhe Alexandru Deaconu - përgjegjës i Konventës për Kosovën në UEFA dhe instruktor teknik i UEFA-së. Gjatë kampit 4-ditor, referët elitarë dhe të kategorisë së parë do të përfitojnë nga analiza e vendimeve dhe veprimeve të referëve, diskutime rreth rregullave të lojës dhe testime fizike.

Falenderojmë mentorët e dërguar nga FIFA dhe UEFA për mbështetje të çmuar në avancimin e referëve tanë dhe për përkushtimin e tyre në zhvillimin e sektorit të referimit në futbollin e Kosovës. Ky kamp është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së referëve jo vetëm në gjykimin e lojërave por edhe në rritjen e numrit të përfaqësimit të vendit me steme të FIFA-së. 

U dëshiroj suksese të gjithëve në këtë kamp, duke garantuar një gjykim të drejtë dhe me integritet të lartë për të gjitha klubet.
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, k
a shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat