UEFA u beson shqiptarëve

Futboll

UEFA u beson shqiptarëve

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 11:46
Juxhin Xhaja

Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet në arenën europiane.

Pavarësisht eliminimit të ekipeve si Partizani apo Egnatia, të tjerë shqiptarë marrin skenën.

Kështu arbitrat e Superiores do të vendosin drejtësi në turin e 3-të të Europa League. UEFA ka vendosur që Juxhin Xhaja dhe ekipi i tij të vendosin drejtësi në letoni.

Shqiptari do të jetë kryesorë në sfidën e kthimit mes RFS – UE Santa Coloma.

Kjo përballje do të luhet më 14 gusht në orën 18:00.

Xhaka në këtë takim do të ndihmohet nga Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda, ndërsa VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramajt..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat