Talenti i sulmit kalon nga Dinamo te Tirana

Futboll

Talenti i sulmit kalon nga Dinamo te Tirana

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 11:50
Dejvi Duro

Dejvi Duro tashmë është futbollisti më i ri i Tiranës. Sulmuesi ka mundur të ndryshbojë ambient gjatë kësaj merkatoje, por sërish qëndron në kryeqytet.

18-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me Dinamon dhe ka preferuar kalimin te rivalët e “Bluve”, Tirana.

Sulmuesi pavarësisht se ishte i regjistruar në ekipin e parë të dinamovitëve ka luajtur për moshat U-21 dhe U-19 të Dinamos .

Talenti i sulmit kërkon më shumë minuta dhe të jetë protagonist në elitën e futbollit shqiptare dhe në këtë mënurë u bashkohet bardhebluve.

Nga kjo lëvizje Dinamo ka mbajtur 30% të kartonit të lojtarit, teksa mbetet të shihet nëse do t’ia dalë të fitojë besimin e Bledi Shkënin apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat