Injoron rivalët

Futboll

Injoron rivalët

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 11:56
Lojtarët e Bayerit

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme sezonin e kaluar Florian Virc është i lidhur me pothuajse të gjitha klubet kryesore në Europë, veçanërisht te Bajern Mynih. Megjithatë, i riu e lë të hapur se ku do të shkojë në “stacionin” e radhës.Presidenti i Nderit te bavarezët, Uli Hënes, madje e konfirmoi këtë disa herë.

Sipas “Kicker”, ka pëshpëritje në Sabener Strase se verën e ardhshme ata do të jenë të përgatitur të hapin “kuletën” për të firmosur me talentit e Leverkusenit. Megjithatë, një ndryshim në dritaren aktuale të transferimeve është i pamundur. Florian dëshiron të qëndrojë në “Bay Arena” edhe për një vit. Në një intervistë te “Kicker”, ai foli për planet e tij të ardhshme.

“Unë nuk kam një ide të qartë. Jam shumë i lumtur që mund të luaj sërish futboll pas pushimit veror. Para së gjithash, po përpiqem të arrij objektivat e mia me ekipin.

Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në një moment të dytë, por e ritheksoj se nuk kam ende një plan,” bëri të qartë 21- vjeçari. Kur u pyet për garën për titull, Virc ishte i sigurt. Edhe pse skuadra e Mynihut ka sjellë disa lojtarë “të cilët sigurisht do t’i forcojë”, futbollisti me prirje ofensive është i mendimit “se diferenca mes Bajernit dhe skuadrave të tjera më të mira nuk është më aq e madhe sa ishte vitet e fundit”.

Kjo e bën atë të sigurt se do të jetë në gjendje të mposhtin sërish rekordmenët e Gjermanisë edhe në vitin e ardhshëm.

“Nuk do t’i qasemi me arrogancë kësaj pyetje, por e dimë që Bajerni është aty ende në ligë. Sigurisht që ne do të përpiqemi t’i mposhtim dhe jemi gati të tregojmë versionin më të mirë. Fakti që në gjirin e tyre ndodhen një dyzenë talentesh dhe lojtarë me përvojë duhet të na mbajë vigjilentë”, përfundoi me vetëbesim të lartë Florian Virc.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat