Stadiumi “Loro Boriçi” nuk i solli fat Egnatias

Futboll

Stadiumi “Loro Boriçi” nuk i solli fat Egnatias

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 12:36
Egnatia

Stadiumi “Loro Boriçi” nuk i solli fat Egnatias, që u mund 0-2 nga islandezët e Vikingurit, duke zhvlerësuar kështu fitoren 0- 1 në ndeshjen e parë në Reikjavik.

Pas Ligës së Kampionëve, kampionët e Shqipërisë janë eliminuar edhe nga Liga e Konferencës në turin e dytë të saj. Ishte përpjekja e tretë e rrogozhinasve brenda një vitit dhe në të tria rastet ata kanë dështuar.

Një vit më parë, në pjesëmarrjen historike në Kupat e Europës, u eliminuan që në turin e parë nga një kundërshtar armen, ndërsa këtë verë nuk mundën të kalonin as boshnjakët e Borac Banja Lukës dhe as islandezët e Vikingurit.

Zhgënjimi ishte mjaft i madh tek Egnatia pas humbjes në Shkodër, të gjithë ishin gati me lot në sy, pasi besonin shumë se do të kalonin më tej, por fusha nuk u dha të drejtë. Çfarë i mungon kësaj Egnatie që të bëjë mirë edhe në Europë?

Kuptohet, eksperienca është një arsye, por në fakt lojtarët e saj kanë provuar më parë të luajnë në Europë. Në ndeshjen e së enjtes ishin disa faktorë që ndikuan në atë paraqitje të dobët të Egnatias, sidomos në pjesën e parë, dhe rrjedhimisht në humbjen dhe eliminimin nga Europa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat