Trishtimi i Mascheranos

Futboll

Trishtimi i Mascheranos

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 12:42
Javier Mascherano

Trajneri i ekipit kombëtar olimpik të Argjentinës, Javier Mascherano foli për shtypin pas humbjes 1-0 përballë Francës në çerekfinalet e Paris 2024. Sfidë që u mbyll me një sherr mes lojtarëve.

“Dhemb shumë kjo disfatë, sepse kishim shpresën dhe besimin se kjo skuadër mund të shkonte larg.

Më duhet ta kapërdij këtë humbje, por murit me kokë nuk i bie dot…

E vërteta është se ne ishim shumë optimistë, unë isha i bindur në fitimin e medaljes së artë në Olimpiadë.

Por nuk mund t’i qortoj djemtë, madje jam mirënjohës ndaj tyre.

Sidomos ndaj lojtarëve të vjetër që u bënë pjesë e jona. Nuk e meritonim humbjen, por futbolli i tillë është. Ka raste kur është i mrekullueshëm, në momente të tjera është i tmerrshëm”, deklaroi 40-vjeçari nga San Lorenzo.

Gjatë karrierës si futbollist, Mascherano regjistroi plot 147 ndeshje me kombëtaren albiceleste. Duke arritur të shpallej kampion olimpik në dy raste (2004, 2008).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat