Skënderbeu ‘bekon’ kapitenin

Futboll

Skënderbeu ‘bekon’ kapitenin

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 13:23
Dean Liço

Dean Liço u transferua nga Skënderbeu te FK Igdir në Turqi me klubin turk që pagoi plot 250 mijë euro në arkat e korçarëve të cilët kanë ruajtur edhe 15% të kartonit në shitjen e ardhshme.

Pas prezantimit të mesfushorit në ekipin e ri, është Skënderbeu që ‘bekon’ ish-kapitenin e tyre me një urim në rrjete sociale. Bardhekuqtë i kanë lënë derën e hapur lojtarit për një rikthim të mundshëm në sezonet e ardhshme.

“Dean Liço, zyrtarisht lojtar i FK Igdir. KF Skënderbeu dhe Klubi Turk i Igdir FK ka arritur marreveshjen për transferimin e mesfushorit Dean Liço në Ligën e parë Turke për 3 vitet e ardhshme. 2 sezone plot emocione dhe të paharrueshme së bashku.

Dera e Shtëpisë do të jetë gjithmonë e hapur për ty @deanlico8! Suksese Kapiten! Faleminderit dhe Mirupafshim!”- shkruan klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat