Ish anëtari i Maqedonisë së Veriut për gjeneratat e reja, Demir Imeri, i rikthehet futbollit maqedonas pas shtatë vitesh karrierë ndërkombëtare.
Mesfushori ofensivë, 28-vjeçari është gati të prezantohet zyrtarisht te Shkupi, ku do të vazhdojë karrierën.
Imeri ka luajtur për Vëllazërimin e Kërçovës, pastaj për Rabotniçkin, Shkendijen, Horizont Turnovon dhe Renovën, prej nga e ka nisur karrierën ndërkombëtare në vitin 2017.
Më pas ai luajti për ekipin Kemi të Finlandës dhe për Olimpik Donetsk në Ukrainë, për Vlazninë dhe Egnatian e Shqipërisë, për Atyrau e Kazakistanit, si dhe për Andikhon të Uzbekistanit, ku pritet të nënshkruajë për Shkupin.