Pep Guardiola u përgjigjet spekulimeve për stolin e Anglisë

Futboll

Pep Guardiola u përgjigjet spekulimeve për stolin e Anglisë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 18:51
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka distancuar vetën nga spekulimet që po e lidhin me stolin e Anglisë.

“Tre Luanët” janë duke shikuar për zëvendësuesin e Gareth Southgate, i cili njoftoi largimin pasi humbi finalen e dytë.

Ndër kandidatët që ka marrë nën konsideratë Federata Angleze është edhe Guardiola, i cili ka hyrë në vitin final të kontratës me Man Cityn.

Jam këtu, jam i kënaqur. Nuk mund të them asgjë. Nuk e di as nga erdhën këto raportime. Jam shumë i kënaqur këtu”.

“Jam i dëshpëruar që lojtarët të rikthehen dhe të nisim stërvitjet së bashku dhe të provojmë të bëjmë atë që dimë”.

Ndërkohë, Guardiola nuk e ka qartësuar nëse do të largohet nga Man City pas më pak se 12 muajve, apo do të pranojë ta rinovojë kontratën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat