Trepça '89 nënshkruan me kapitenin e Makedonija GP!
Klubi i Futbollit Trepça’89 ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Maqedonas, Filip Misevski, i cili vije si përforcimi më i madh i minatorëve.
32 vjeçari ka një karrierë të pasur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku së fundmi ishte pjesë e Makedonija GP si kapiten i ekipit.
Kur jemi në prag të fillimit të Ligës së Parë, Trepça po vazhdon me përforcimet në skuadër, që të rikthehet në elitë.