Edhe një lajm i mirël për futbollin e Kosovës.
Mirësevjen Deli Hajdini, nis urimi i Presidentit Agim Ademi i cili e ka kumtuar lajmin për arritjen e marrëveshjes me lojtarin e Stuttgart.
“Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhje futbollistit të talentuar Deli Hajdini, lojtar i VFB Stuttgart U-19, në Kombëtaren U-19 të Kosovës” ka shkruar Ademi.
Në nëntor, Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U-19, e udhëhequr nga selektori Adil Maliqi, si pjesë e grupit të 10-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024/25, do të ndeshet me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe.