Daku gjen sërish rrugën drejt rrjetës!
Mirlind Daku e ka nisur më së miri sezonin e ri të Premier League-s ruse.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45’ dhe duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Rubin Kazan është duke u përballur me skuadrën e Khimki, në kuadër të javës së tretë të kampionatit rus, me Dakun që kishte shënuar në javën e parë dhe ia del që të gjejë rrjetën edhe në këtë takim, duke bërë që momentalisht rezultati i ndeshjes të jetë 1-0.