Alvaro Morata u rikthye këtë verë në Itali duke firmosur me Milanin, teksa sulmuesi më herët ishte aktivizuar edhe me Juventusin. Sulmuesi vijon që të vuajë kritikat e shumta nga tifozët, edhe pse sapo është shpallur kampion i Europës me Spanjën.
Në lidhje me kritikat në drejtim të Moratës, foli ish-drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici.
Ky i fundit theksoi se nuk i kupton ata që e kritikojnë Moratën, pasi bëhet fjalë për një lojtar që ka bërë karrierë me klube të mëdha të Europës.
“Juventus e ndoqi Moratën për një vit në kohën kur luante me skuadrën e dytë të Real Madrid, teksa pati edhe disa ndeshje që u afrua në ekipin e parë të spanjollëve. Nuk i kuptoj ata që thonë se Moratës i mungon personaliteti, ai ka bërë karrierë me skuadrat më të mëdha në Europë, Real Madrid, Juventus, Chelsea, Atletico Madrid dhe tashmë Milan.
Është një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Spanjës, ka fituar edhe dy Champions. Unë habitem se si pas 10 vitesh në nivel shumë të lart, sërish ka njerëz që e kritikojnë dhe dyshojnë te ai”, u shpreh Morata.