Granada nuk do të jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll për këtë sezon.
Kjo skuadër ka rënë nga La Liga dhe tashmë do të luajë sërish në La Liga 2.
Futbollisti i saj kryesor, Myrto Uzuni, po kërkohet nga disa skuadra në merkaton e verës.
Por duket se te Granada do të bëjnë gjithçka që sulmuesi shqiptar të mos largohet.
Uzuni ka marrë shirtin e kapitenit në ndeshjen e fundit miqësore të ekipit spanjoll, ndërsa në prezantimin e fanellave ishte lojtari kryesor.
Të gjitha këto shenja tregojnë se Uzuni me siguri do të vazhdojë që të luajë te Granada edhe për këtë sezon.