Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu me ekipin e Besiktas-it, duke triumfuar në finalen e Superkupës së Turqisë, me rezultat 5:0 ndaj Galatasarayt.
Rashisa është paraqitur titullar duke dhënë kontribut të madh në këtë triumf ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm, Galatarasay.
Futbollisti Rashica është zëvendësuar në minutën e 86-të.
Golat i realizuan Immobile (1' e 81' - nga penalltia), Svensson (53'), Rafa Silva (90+1') e Hekimoglu (90+2')..