Bellingham: Ende më i mirë si njeri

Futboll

Bellingham: Ende më i mirë si njeri

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 22:27
Jude Bellingham

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ka uruar shokun e tij të skuadrës te Real Madrid, Brahim Diaz, për ditëlindjen e tij. Spanjolli mbushi 25 vjeç këtë të shtunën (3 gusht).

Diaz dhe Bellingham, në sezonin e tyre të parë së bashku në Santiago Bernabeu, fituan tre trofe me Los Blancos, duke përfshirë La Liga-n dhe Champions League.

Të dy lojtarët luajtën role kyçe, me Diaz që kontribuoi me 12 gola dhe nëntë asiste në 44 ndeshje, ndërsa Bellingham shënoi 23 gola dhe 13 asiste në 42 paraqitje.

Në ditëlindjen e Diazit, Bellingham, ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Brahim, lojtar i pabesueshëm, person akoma më i mirë”.

Është me vend të theksohet se Bellingham nuk është pjesë e turneut parasezonal të Los Blancos në SHBA për shkak të pjesëmarrjes me Anglinë në Euro 2024. Tre Luanët humbën 2-1 kundër Spanjës në finalen e Berlinit më 14 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat