Mbrojtësi ndahet nga Juventus me destinacion Holandën

Futboll

Mbrojtësi ndahet nga Juventus me destinacion Holandën

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 22:32
Daniele Rugani

Historia mes Daniele Ruganit dhe Juventus duket se është drejt fundit.

Mbrojtësi është jashtë projektit të trajnerit Thiago Motta, dhe drejtuesit bardhezinj janë pranë akordit me Ajax për ta huazuar lojtarin në Eredivisie.

Rugani, është pjesë e torinezëve prej nëntë vitesh kur u transferua në 2015-tën nga Empoli.

Megjithatë, 30-vjeçari nuk ia doli që të shndërrohej për asnjë moment në një titullar të skuadrës duke rezultuar gjithnjë si një alternativë e vlefshme nga stoli ndërsa tashmë duket se ka ardhur momenti për një aventurë të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat