Vazhdojnë lëndimet e lojtarëve të Manchester United, pati tri edhe në miqësoren me Liverpool-in

Futboll

Vazhdojnë lëndimet e lojtarëve të Manchester United, pati tri edhe në miqësoren me Liverpool-in

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Problemet e lëndimeve të lojtarëve  të Manchester United po vazhdojnë pasi Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Jonny Evans u detyruan të largohen gjatë ndeshjes miqësore ndaj Liverpool-it, 0 me 3.

Manchester United tashmë nuk e ka për tre muaj Leny Yoro për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa sulmuesi Rasmus Hojlund mori një tendosje të kërdhokullës.

Marcus Rashford dhe Antony u tërhoqën me probleme kundër Real Betis, megjithëse të dy vazhduan të luanin një pjesë në lojën ndaj Liverpool.

Por Lindelof u largua në pjesën e parë për shkak të lëndimit si masë që mos të lëndohet më shumë – Harry Maguire e ndërpreu lojën për të njëjtën arsye – ndërsa Evans u tërhoq për shkak të sëmundjes.

Wan-Bissaka u rrëzua në minutën e 80-të dhe u trajtua në fushë, ndërsa 21-vjeçari Will Fish gjithashtu nuk mundi të vazhdonte.

Trajneri Erik ten Hag u shpreh se duhet të shoh se çfarë ka ndodhur.

“Patëm, sigurisht, disa lëndime, por kjo është pjesë e futbollit të klubit. Ne duhet të zhvillojmë ekipin tonë dhe të bëjmë një përparim të mirë”, ka thënë Hag

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat