Verilindorët përgatisin një rikthim në ekip

Futboll

Verilindorët përgatisin një rikthim në ekip

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 11:39
Kukësi

Kukësi është ndër skuadrat e pakta që ende nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkato.

Verilindorët, që pas eksodit të madh të lojtarëve pas rënies nga kategoria, nuk kanë dhënë asnjë sinjal për rindërtimin e ekipit.

Mirëpo, duket se drejtuesit janë ‘zgjuar’ dhe kanë nisur nga puna për sezonin e ri.

Pozita e trajnerit është çështja e parë në tryezë dhe po tentohet rikthimi i Stavri Nicës. Ai ishte në krye të verilindorëve gjatë këtij sezoni, por dha dorëheqjen kur pa se e kishte të pamundur të siguronte mbijetesën.

Në rast se nuk arrihet te Nica, drejtuesit do t’i besojnë skuadrën Oltijon Kërnajës i cili ka mbajtur pozitën e zëvëndës-trajnerit sezonin e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat