Lojtari i Shkupit, Davor Serafimov, sot ka kryer me sukses operimin e ligamenteve të gjurit, pas një lëndimi të rëndë të pësuar gjatë ndeshjes së fundit kontrolluese në Bolu të Turqisë.
Serafimov u lëndua në ndeshjen kundër Igdir gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.
“Sipas mjekëve, operimi ka shkuar mirë dhe Serafimov do të duhet të kalojë një periudhë rikuperimi prej gjashtë muajsh para se të kthehet në fushë. Kryesia, stafi dhe bashkëlojtarët i urojnë shërim të shpejtë dhe kthim edhe më të fortë në ekip.
Ekipi është i bindur se Serafimov do të rikuperohet plotësisht dhe do të jep një kontribut të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm”, njofton FC Shkupi.