Trajneri i klubit të Premier Ligës shënon “gol” jashtë fushe, lidhet me ish-modelen e njohur!
Ish-modelja Lusi Pinder ka bërë publike lidhjen e saj me trajnerin e Sathempton, Rasëll Martin.
Ai është afruar me Lusin muajt e fundit dhe dyshja janë evidentuar bashkë nga daljet publike. Menaxheri i “shenjëtorëve” mori një diplomë nderi nga Universiteti i Brajton pardje për punën e tij bamirëse pasi ngriti Fondacionin Rasëll Martin, për të ndihmuar jetën e të rinjve në “Sussex”.
Lusi, 40 vjeçe ishte me atë teksa iu dorëzua çmimi dhe dyshja pozuan për një foto në breg të detit.