Ten Hag: Kam ndjesi të përziera!

Futboll

Ten Hag: Kam ndjesi të përziera!

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 16:32
Ten Hag

Manchester United humbi 3-0 miqësoren në SHBA kundër Liverpoolit. Skuadra e Arne Slot dominoi takimin e zhvilluar përpara 77,559 tifozëve në “Williams-Brice Stadium”.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag foli pas humbjes përballë The Reds, ku ndër të tjera u shpreh se e shqetëson mënyra e lehtë e pësimit të golave.

”Kam ndjesi të përziera. Mendoj se pashë gjëra pozitive, por jam plotësisht i pakënaqur me mënyrën e pësimit të golave.

Sigurisht që Liverpooli ka një skuadër të mirë. Ata janë agresivë, kanë alternativa të shumta në sulm dhe ia dolën të fitonin.

Ata luajtën mirë dhe ishin efikas përpara portës. Gjithsesi, e përsëris se nuk më pëlqeu aspak pësimi i tre golave. Sidomos mënyra si u ndëshkuam”, theksoi tekniku holandez i “Djajve të Kuq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat