Gëzim Kosumi nuk ndalet as në shi e as në borë, mbi 3 dekada tifoz i Kosovës së Dusseldorfit 

Futboll

Gëzim Kosumi nuk ndalet as në shi e as në borë, mbi 3 dekada tifoz i Kosovës së Dusseldorfit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 gusht 2024 Në ora: 16:53
Gëzim Kosumi e Shaban Maloku

Tifozët janë ëmbëlsira më e mirë e klubit pavarësisht cilit sport i takon. 

Tifozët janë motiv shtesë apo si lojtari i 12-të në futboll, i gjashti në basketboll, i teti në hendboll ose i shtati në volejboll.

Gëzim Kosumi ka 31 vite që e përcjellë kudo që luan Kosova e Dusseldorfit.

Image

Gëzimi me anëtarët e klubit

Në shi e në borë nuk ndalet, pavarësisht a luan Kosova e Dussledorfit vendas apo në udhëtim, Kosumi është me ekip. 

Edhe vajza e tij, Melisa, është e mishëruar pas klubit kuqezi. Vogëlushja e ka për zemër FC Kosovën.

Image

Melisa

Gëzim Kosumi thotë se sporti është urëlidhëse për shqiptarët në Diasporë.

“Thuajse që nga viti 1993, si tifoz janë pjesë e pandashme e klubit. 

Image

Gëzimi

Mbi 30 vjet. Për besë më vjen mirë kur i shoh bashkë shqiptarët”, tha Kosumi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Tifozi i flaktë është krenar që skuadra e zemrës së tij, është kampion i Bezirksliga dhe është ngritur në Landesliga.

Ai tha se është kënaqësi kur shikon një klub të organizuar dhe i bën krenarë shqiptarët në krye me presidentin e klubit, Bujar Neziri. 

“Me këtë klub jam shumë i kënaqur dhe krenar që jemi në Landesliga. 

Me klub jam kudo, qoftë shi e në borë apo në vapë tropikale”, ka nënvizuar Kosumi.

Ka momente gëzimi e dëshpërimi.

 “Ka raste kur dëshpërohemi por gëzime kemi më shumë, kjo është pjesë e futbollit. Jam krenar që drejtuesit e klubit, nga presidenti Bujar Neziri, anëtarët e klubit Gani Nuha, Fatbardh Ilazi etj. me respektojnë shumë. Mezi po pres fillimin e kampionatit të ri”, - ka thënë Kosumi.

Shabi Reka, anëtar i kryesisë së FC Kosova, ka fjalë miradije për Gëzimin. Rekaj thotë se Gëzimi është një tifoz që nuk e ka shoqin dhe që jeton me sukseset e klubit.

“Tifozi më i dashur e më i flaktë, i kompletuar, e më i rregullt i cili jep çdo gjë nga vetja për klubin futbollistik Kosova Dusseldorf.

Është një njeri i dashur me gjithë shikuesit e FC Kosovës, i afërt me njerëz ,nuk ka ndeshje të cilën nuk e ka përcjellë, ka një entuziazëm të veçantë për sukseset e klubit.

Përveç tjerash ai ka një biznes të vogël familjar afër Dysseldorfit, por kur ka nevojë klubi dhe kur kryesia e FC Kosovës bënë planin afatshkurtër e afatgjatë për çështje financiare, nevojat të cilat duhen të realizohen për ekipin, trajnerin dhe ekipin teknikë ,Gëzimi është i gatshëm dhe është gjithmonë ,ndër të parët ta ndihmojë FC Kosovën me aq sa ka mundësi.

Andaj Kryesia e FC Kosovës e falënderon dhe është mirënjohës për përkrahjen dhe përkushtimin e tij ndaj Klubit të zemrës, siç i thotë ai”, ka thënë Rekaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat