Skuadra nga Drenasi transferon ish-mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare

Futboll

Skuadra nga Drenasi transferon ish-mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 17:50
Pamje nga prezantimi

Stivian Janku është lojtari i rradhës i cili i bashkohet Feronikelit ‘74 në merkaton verore.

Janku është afrimi i rradhës i klubit nga Drenasi për sezonin e ri,.

Lojtari në Feronikel vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City.

Mbrojtësi ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Bylys dhe Egnatia gjithashtu 27 vjeçari ka paraqitje edhe për Kombëtaren shqiptare.

Janku luan në qendër të mbrojtjes dhe është një nga goditjet më të mëdha të ‘Tigrave të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat