Vazhdojnë lëndimet e lojtarëve të Manchester Unitedit

Futboll

Vazhdojnë lëndimet e lojtarëve të Manchester Unitedit

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 17:58
Manchester Utd

Problemet e lëndimeve të lojtarëve  të Manchester United po vazhdojnë pasi Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Jonny Evans u detyruan të largohen gjatë ndeshjes miqësore ndaj Liverpool-it, 0 me 3.

Manchester United tashmë nuk e ka për tre muaj Leny Yoro për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa sulmuesi Rasmus Hojlund mori një tendosje të kërdhokullës.

Marcus Rashford dhe Antony u tërhoqën me probleme kundër Real Betis, megjithëse të dy vazhduan të luanin një pjesë në lojën ndaj Liverpool.

Por Lindelof u largua në pjesën e parë për shkak të lëndimit si masë që mos të lëndohet më shumë – Harry Maguire e ndërpreu lojën për të njëjtën arsye – ndërsa Evans u tërhoq për shkak të sëmundjes.

Wan-Bissaka u rrëzua në minutën e 80-të dhe u trajtua në fushë, ndërsa 21-vjeçari Will Fish gjithashtu nuk mundi të vazhdonte.

Trajneri Erik ten Hag u shpreh se duhet të shoh se çfarë ka ndodhur.

“Patëm, sigurisht, disa lëndime, por kjo është pjesë e futbollit të klubit. Ne duhet të zhvillojmë ekipin tonë dhe të bëjmë një përparim të mirë”, ka thënë Hag, shkruan Sky News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat