Pusi gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re

Futboll

Pusi gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 18:09
Belajdi Pusi

Debutim fantastik për Belajdi Pusin.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Shamakhit në duelin ndaj Sabah Baku, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit azer. 

Në minutën e 52-të, shkodrani realizoi me kokë, duke përfituar edhe nga një gabim i portierit, teksa i dha baraspeshën 2-2 sfidës.  

26-vjeçari u transferua në këtë merkato vere nga skuadra e Turan te Shamakhit, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë të re. 

Vlen të theksohet fakti se Pusi e nisi karrierën te Vllaznia, ndërkohë që më pas u transferua te Skënderbeu ku edhe spikati. Prej 3 sezonesh sulmuesi është pjesë e futbollit elitar në Azerbajxhan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat