Kryeziu ndëshkohet me karton të kuq, Zurich barazon

Futboll

Kryeziu ndëshkohet me karton të kuq, Zurich barazon

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2024 Në ora: 18:59
Pamje nga ndeshja

Zurich në udhëtim ka barazuar me rezultat 2:2 me Young Boysin. 

Për Zurich realizuan Marchesano  (7' - nga penalltia), Katiq (76') dhe për Young Boys shënuan Brecher (18' - autogol) e Ganvoula (64'). 

Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu luajtën titullarë për Zurich-un. Krasniqi është zëvendësuar në minutën e 46-të dhe në të njëjtin minutë Lindrit Kamberi futet në lojë. 

Kastriot Imeri është paraqitur nga minuta e 81-të për Young Boysin.

Në minutën e fundit të takimit, Kryeziu është përjashtuar me karton të kuq.

Pas javës së tretë në elitën e futbollit zviceran, Young Boys është në fund të tabelës (i 12-ti) me 1 pikë dhe Zurich në pozitën e tretë me 7 sosh apo me 2 pikë me pak se lideri Lugano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat