Gjimshiti i vetmi që nuk zëvendësohet, Parma turpëron Atalantën në miqësore

Futboll

Gjimshiti i vetmi që nuk zëvendësohet, Parma turpëron Atalantën në miqësore

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 20:06
Lojtarët e Parmës

Parma ka mposhtur Atalantën me rezultatin e thellë 4-1 në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme.

Interesant është fakti se titullar në këtë duel u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili ishte dhe futbollisti i vetëm në fushë për Atalantën që nuk u zëvendësua nga trajneri Gasperini, për sa i përket 11-shes titullare.

Me përjashtim të mbrojtësit shqiptar, tekniku i skuadrës bergamaske, i ndërroi të gjithë lojtarët në pjesën e dytë. 

Edhe pse një test miqësor, kjo disfatë ishte tepër e hidhur për Atalantën.

Dopieta e Man dhe golat e Boni dhe Partipilos “trullosën” zikaltrit, ndërkohë që golin e vetëm për ekipin e Gasperinit e shënoi Lukman në minutën e 33-të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat