Hoxha shënon, Rijeka deklason Lokomotivën e shqiptarëve  

Futboll

Hoxha shënon, Rijeka deklason Lokomotivën e shqiptarëve  

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2024 Në ora: 20:59
Rijeka

Skuadra e Rijekës e ka nisur furishëm edicionin e ri, duke e deklasuar me rezultat 4:0 Lokomotivën e Zagrebit.

Nënkampioni i Kroacisë ka dëshmuar lojë më të mirë dhe si rezultat i kësaj është edhe fitorja e thellë. 

Toni Fruk në minutën e 13-të dhe Franjo Ivanoviq në atë të 28-tën, shënuan për epërsinë 2:0. 

Në pjesën e dytë u trondit edhe dy herë rrjeta e mysafirëve. 

Golat i shënuan shqiptari Veldin Hoxha në minutën e 69-të dhe Shimun Butiç në atë të 84-tën.

Hoxha është aktivizuar në minutën e 62-të në vend të futbollistit shqiptar LIndon Selahit.

Futbollistët Jon Mersinaj, Art Smakaj luajtën nga minuta e parë për Lokomotivën dhe Fetai Feta futet në lojë në minutën e 70-të në vend të Smakajt.

Mercinaj në minutën e 51-të e Smakaj në të 64-tën, janë ndëshkuar me kartona të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat