Milan kthen fokusin nga mesfushori i Monchengladbach

Futboll

Milan kthen fokusin nga mesfushori i Monchengladbach

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 23:37
Fonseka

Milan-i po kërkon një mesfushor në këtë merkato, teksa objektivi kryesor i klubit “kuqezi” mbetet Youssouf Fofana i Monaco.

Por, me kalimin e ditëve kjo pistë po zbehet gjithmonë e më shumë, pasi klubi francez kërkon të paktën 30 milionë euro, por drejtuesit e “Djallit” e kanë bërë të qartë se nuk do të tejkalojnë kufirin e 20 milionë eurove.

Pas Milan-it e mposht edhe Barça, Ancelotti: Janë thjesht disa ndeshje miqësore, qetësohuni!

Durimi mund të jetë çelësi në këtë situatë, sepse lojtari është nën kontratë vetëm deri në qershor 2025 dhe për këtë arsye mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, por pavarësisht kësaj, drejtuesit italian kanë gati edhe planin “B”.

Sipas medieve italiane, Kone është shfaqur si një alternativë për mesfushën e Fonseca-s, me lojtarin 23-vjeçar që ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2026.

Drejtuesit e Gladbach kërkojnë 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit, një shifër të cilën Milan mendon ta ul deri në 25 milionë euro.

Pra, të dy lojtarët kanë karakteristika taktike dhe teknike mjaft të ngjashme, edhe kartoni i tyre është pothuajse i ngjashëm, me përjashtim të faktit se Kone është dy vite më i ri se Fofana dhe ndaj kuqezinjtë mund të shkojnë deri në 25 milionë euro për të dhe jo më shumë se 20 milionë euro për Fofana.

Tashmë, mbetet për tu parë se cili prej lojtarëve do të zbarkojë në Milano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat