Cristian Shpendi ka nisur me gol sezonin e ri në Itali.
Sulmuesi i talentuar shënoi golin e dytë, në fitoren 2:0 që Cesena po merr kundër Padovas.
Aktualisht po luhet pjesa e dytë. Ndeshja është e vlefshme për fazën 1/64 të Kupës së Italisë.
Shpendi është ndër lojtarët më të rëndësishëm te Cesena.
Nga moshat ia doli të kalojë në ekipin e parë ku dhe spikati sezonin e kaluar.
Kujtojmë se 21-vjeçari është pjesë e Shpresave të Shqipërisë.