Prapaskenat e divorcit me Partizanin, Shehi: Takova presidentin Demi dhe…

Futboll

Prapaskenat e divorcit me Partizanin, Shehi: Takova presidentin Demi dhe…

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 18:22
Orges Shehi

Ka qenë më së shumti një ndarje idesh në merkato ajo që ka sjellë divorcin mes Partizanit dhe tashmë ish-trajnerit të të kuqve, Orges Shehi.

Ky i fundit, gjithsesi nuk ka dashur t’i hedhë benzinë zjarrit dhe ka deklaruar se janë ndarë si miq me presidentin Gaz Demi.

“Disa gjëra nuk po shkonin si duhet dhe është më mirë të ndahesh si miq.

Takova presidentin Demi dhe lojtarët. Mendoj që në këtë moment dhe me idetë që kishim ishte zgjidhja e duhur. I uroj suksese Partizanit”, deklaroi për Top Channel Orges Shehi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat