Motta ua tregon derën një grumbulli lojtarësh të Juves me në krye Chiesën

Futboll

Motta ua tregon derën një grumbulli lojtarësh të Juves me në krye Chiesën

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 09:33
Chiesa

Trajneri i ri i Juventusit e ka nisur një eksod lojtarësh nga Zonja e Vjetër.

“[Federico] Chiesa dhe të gjithë lojtarët tjerë që nuk janë ftuar për ndeshjen e sotme nuk janë pjesë e projektit”, ka thënë Motta përmes Romeo Agrestit.

“Ne kemi qenë të qartë me ta. Ata duhet ta gjejnjë një zgjidhje të re dhe një klub të ri sa më shpejt që është e mundur”.

Lojtarët tjerë që nuk janë ftuar nga trajneri janë Artur Melo, Mattia De Sciglio, Filip Kostiq, Arkadiusz Milik, Weston McKennie dhe Wojciech Szcesny.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat