Ja pse Milani rrezikon vazon e tretë në shortin e turneut

Futboll

Ja pse Milani rrezikon vazon e tretë në shortin e turneut

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 09:37
Milani

Një sezon i ri është para nesh dhe, ndërsa presim kampionatin që do të fillojë pas 11 ditësh, entuziazmi për Ligën e re të Kampionëve po rritet gjithashtu. Pamje e re, format i ri, më shumë ndeshje dhe mbi të gjitha më shumë argëtim, siç kanë premtuar edhe organizatorët.

Kupa e re me veshë të mëdha po përgatitet të jetë skena më prestigjioze në botë dhe tifozët e Milanit mezi presin të rijetojnë disa netë magjike evropiane. Megjithatë, ekipi rrezikon të marrë pjesë në Ligën e re të Kampionëve duke nisur nga vazo e tretë.

Siç raporton “Sportmediaset”, në fakt, Interi do të jetë kryesuesi, Juventus dhe Atalanta do të vendosen në vazon e dytë ndërsa Bolonja do të duhet të kënaqet me të katërtën.

Po Milani? Rasti i kuqezinjve varet, për fat të keq, nga rezultati i Gllasgou Rejnxhers. Nëse klubi skocez nuk kalon fazën eliminatore, “Djalli| do t’i bashkohet vazos së dytë. Në të kundërt, do të vendoset në grupin e tretë dhe më të komplikuarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat