Soccer Football - Europa League - Semi Final - First Leg - Olympique de Marseille v Atalanta - Orange Velodrome, Marseille, France - May 2, 2024 Atalanta's Gianluca Scamacca celebrates scoring their first goal with Charles De Ketelaere, Marten de Roon and Teun Koopmeiners REUTERS/Stephanie Lecocq
“Gazzetta dello Sport” raporton se dëmtimi i rëndë i pësuar nga Scamacca ka hapur mundësi të reja në merkato. Mes profileve të monitoruara nga Atalanta për të zëvendësuar sulmuesin është në fakt një nga lojtarët që përfundoi në plan të dytë të projektit të Juventusit: Arek Milik.
Sulmuesi polak ka një fizik për t’u admiruar dhe, mbi të gjitha, përvojë të madhe ndërkombëtare, një karakteristikë që nuk duhet nënvlerësuar kur bëhet fjalë për angazhimin e Atalantës në Champions League.
Disavantazhet përfaqësohen nga mosha e tij jo shumë e re (30 vjeç shkurtin e kaluar) dhe dëmtimet e shpeshta.
Për më tepër, Milik është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju i pësuar para Euro 2024, edhe pse ai tashmë e ka kaluar pothuajse plotësisht atë.
Sulmuesi nuk u përmend konkretisht nga Thiago Motta në mesin e lojtarëve që duhet të largohen, por ai nuk është pjesë e planit të trajnerit të ri.
Me pak fjalë, Juventusi nuk do ta kundërshtonte transferimin e tij të mundshëm tek Atalanta.
Është shumë herët për të thënë nëse interesi i Atalantës për Milik mund të zhbllokojë marrëveshjen për Koopmeiners.
Holandezit vlerësohet 60 milionë euro nga bergamaskët, por përfshirja e polakut në marrëveshjen e mundshme do ta ulte këtë shifër.
Mirëpo Milik pa dyshim që nuk është sulmuesi i vetëm i ndjekur nga Atalanta: po vlerësohet edhe rikthimi i Betos, dikur i Udineses dhe tani tek Evertoni. Por jo vetëm.
Atalanta e pëlqen shumë Abrahamin, i cili është drejt largimit nga Roma, por më pranë Milanit. Ndërsa një tjetër pistë të çon tek Pinamonti si Sassuolos.
Së fundi, ekziston edhe hipoteza që të çon te Giovanni Simeone i Napolit, i etur për të gjetur një ekip ku më në fund mund të luajë rregullisht.