Partizani “ëndërron” trajnerin kampion

Futboll

Partizani “ëndërron” trajnerin kampion

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 13:16
Ilir Daja

Partizani ndau rrugët me Orges Shehin dhe tashmë për drejtuesit e kuq ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. Aktualisht në krye të skuadrës është Arbër Abilaliaj, i cili do të drejtojë ekipin deri sa të gjendet trajneri i ri.

Në fakt kryeqytetasit kanë nisur të “ëndërrojnë” për trajnerin kampion. Ilir Daja është objektivi kryesorë i Gaz Demit, me palët që kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Daja duket shumë afër mbylles së ciklit të tij te Ballkani dhe në këto kushte do të ishte mjaft i mundshëm një rikthim në Superiore.

Partizani do të e priste krahëhapur, teksa timonieri kryeqytetas e njeh mjaft mirë ambientin e kuq, pasi në karrierën e tij ka provuar të  jetë në krye të “Demave” para 4 vitesh. Eksperienca e fituar nga 57-vjeçari bën që te Partizani të tentojnë rikthimin, teksa në karrierën e tij, Daja ka drejtuar edhe Tiranën, Dinamon, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Besën.

Në Superiore ka fituar titullin me Dinamon dhe Skënderbeun, teksa me këto të fundit ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat