Vllaznia s’i ndahet stadiumit “Loro Boriçi”

Futboll

Vllaznia s’i ndahet stadiumit “Loro Boriçi”

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 13:18
Vllaznia

Vllaznia prej javësh tashmë vazhdon përgatitjet intensive për startin e Superiores.

Stafi ka vendosur që lojtarët të mos e ulin ritmin, teksa çdo ditë zhvillohen nga dy seanca stërvitore, ndërkohë që nuk mungojnë miqësoret.

Testin e radhës shkodranët kanë menduar që ta zhvillojnë ndaj Laçit, sërish në stadiumin e tyre “Loro Boriçi”.

Kjo përballje është programuar të luhet ditën e shtunë, në orën 18:00.

Trajneri Brdariç do të ketë mundësinë të shikojë më mirë gjendjen e lojtarëve pas javësh të tëra stërvitje, si dhe për të vendosur e cilët do të jenë ata që do ta nisin si titullarë javën e parë të kampionatit kundër Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat