Ka edhe 1 vit kontratë me Kukësin

Futboll

Ka edhe 1 vit kontratë me Kukësin

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 13:20
Francesko Hasaj

Françesko Hasaj është objektivi tjetër ti Egnatias.

Drejtuesit synojnë transferimin e një mesfushori me tipare sulmuse.

Karakteristikat e futbollistit të Kukësit kanë bindur drejtuesit për transferimin e tij.

Rrogozhinasit kërkojnë të përfitojnë nga momenti jo shumë i mirë që po kalojnë verilindorët, për t’iu “rrëmbyer” lojtarin kryeqytetas.

Hasaj ishte një nga liderët e ekipit të Kukësit në sezonin që përfundoi, teksa në sezonin e ri shihet si mjaft i rëndësishëm rreth të cilit pretendohet të ndërtohet ekipi.

23-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Kukësin deri në qershor të vitit 2025 dhe mbetet të shihet nëse verilindorët do të heqinb dorë nga shërbimet e tij apo jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat