Mungoi në stërvitje, sulmuesi largohet nga Egnatia

Futboll

Mungoi në stërvitje, sulmuesi largohet nga Egnatia

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 13:21
Egnatia

Mario Gjata mund të konsiderohet pa frikë si i larguari i radhës nga Egnatia.

Në fakt për të mungon vetëm zyrtarizimi i largimit.

Sulmuesi ditën e djeshme nuk ishte ui pranishëm në stërvitjen që zhvilloi ekipi rrogozhinas. Kjo konfirmon se palët kanë ndarë rrugët mes tyre dhe tashmë lojtari është i lirë në treg.

24-vjeçari u transferua në merkaton e janarit te Egnatia, teksa ia doli të shëonte vetëm 2 gola. fieraku me fanellën e rrogozhinasve ia doli të shpallej kampion dhe të fitonte edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat