Butrinti ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri që i gjen ata sërish në Kategorinë e Dytë.
Drejtuesit po punojnë për rindërtimin e skuadrës që do të tentojë ngjitjen në të Parën dhe për të arritur këtë objektiv duhen lojtarë cilësorë.
Dickson është futbollisti i parë i prezantuar nga sarandiotët që çelin kështu merkaton e tyre.
Nigeriani 29-vjeçari do të jetë një përforcim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes dhe vjen pikërisht nga Kategoria e Parë ku ka luajtur për Dinamon, Erzenin, Besën dhe Burrelin.
Klubi ka prezantuar lojtarin me fanellën e re dhe premton të tjera surpriza në ditët në vazhdim.