Olmo te Barcelona, katalanasit “prenotojnë” mesfushorin?

Futboll

Olmo te Barcelona, katalanasit “prenotojnë” mesfushorin?

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 18:12
Dani Olmo

Barcelona e ka seriozisht. Katalanasit kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e Dani Olmo-s. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë publike edhe detajet e akordit me Leipzig, skuadër që zotëron kartonin e lojtarit.

Mesfushori spanjoll do t’i kushtojë arkave të Barçës 55 milion euro, pa llogaritur këtu shtesat që mund të shkojnë në 7 milionë euro.  Sipas Romanos, Olmo ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare, të vlefshme deri në 2030-të.

26-vjeçari, në sezonin e fundit u aktivizua në 21 ndeshje, teksa realizoi 4 gola dhe dhuroi 5 asiste. Në Europian, Olmo ishte protagonist me Spanjën, duke ndihmuar skuadrën për ngjitjen në majën e Europës.

Barcelona synon që në sezonin e radhës të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, duke u rikthyer kështu sërish faktor i rëndësishëm në futbollin europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat