Napoli nuk pret më

Futboll

Napoli nuk pret më

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:15
Lukaku e Conte

Koha nuk pret më dhe Napoli është gati të hidhet në sulm për të kompletuar repartin e avancuar. Drejtuesit e të kaltërve kanë planifikuar një udhëtim blitz në Londër, aty ku do të provojnë të kthehen bashkë me Romelu Lukakun, sulmues i përzgjedhur nga Antonio Conte për të udhëhequr repartin e avancuar.

Drejtuesit e Napolit nuk kanë ndërmend të presin shitjen e Osimhen, pasi duan që të vënë Lukakun në dispozicion të Contes që për javën e parë të kampionatit, ndaj edhe pritet të nisin ofensivën.

Chelsea kërkon 27 milionë euro për kartonin e belgut, ndërsa napolitanët kanë shfaqur vullnetin për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje. Ndërkohë marrëveshja me Lukakun është arritur për një pagë prej 6 milionë eurosh plus bonuset, për të paktën tre sezonet e ardhshme.

Nga ana tjetër nuk ka asnjë të re në frontin Osimhen, me nigerianin që ka bërë të qartë se pranon vetëm transferimin te Paris Saint Germain, por oferta e kryeqytetasve francezë është shumë larg pritshmërive të Napolit.

Po sa i përket sulmit, edhe braziliani David Neres ka pranuar një transferim te Napoli sezonin e ardhshëm, teksa fill pas mbylljes së marrëveshjes me Lukakun, pritet që napolitanët të nisin negociatat me Benficën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat