Trajneri Tiago Mota ka marrë sot fitoren e parë në drejtimin e Juventusit, megjithëse në një takim miqësor dhe që më tepër i vlen statistikave. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot ekipin B me rezultatin 4-0. Historia e kësaj ndeshjeje u mësua që në pjesën e parë të saj.
Juventusi shënoi 4 gola në pjesën e parë të takimit, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar që në fraksionin e parë të lojës.
Danilo, Ueah, Jilldiz dhe Turam ishin autorët e golave në minutat 26, 30, 39 dhe 43, me francezin që shënoi falë një realizimi spektakolar.
Në minutën e 57, tifozët e skuadrës italiane kanë pushtuar fushën dhe kanë ndërprerë përpara kohe takimin.
Një veprim që është kthyer në traditë për ndeshjen brenda familjes. Vlen të theksohet fakti se përballja e radhës për Juventusin do të jetë ajo kundër Atletiko Madridit më 11 gusht.